Tech.al : Premton Kid Dotcom: MegaUpload do të kthehet me mbrojtje legale të ‘hekurt’

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Themeluesi i uebfaqes famëkeqe MegaUpload, i cili u arrestua herët këtë vit, Kid Dotcom, ka thënë se ai “e ka mësuar leksionin” dhe po merr masat avokatëse dhe legale që të sigurohet që gjenerata e re e MegaUpload të jetë e pa-kapshme legalisht.
Kid Dotcom e ka postuar këtë në rrjetin social Twitter të Hënën, duke thënë se ai “është duke punuar intesivisht me avokatë, zhvillues, dizajnues, invostorë, dhe partnerë” për të krijuar verzionin “e pa-prekshëm”. Në këtë mënyrë, gjykatat dhe ndjekësit penalë të mos e kapin dot më në gabim, si herën e parë, kur ai u arrestua dhe përfundoi në burg.
Kur një nga ndjekësit në Twitter e pyeti n.q.s faqja e re do të ketë të njëjtin fat me faqen e vjetër, Dotcom iu përgjigj duke thënë “kjo do të jetë e PAMUNDUR. Më besoni!”
Duke u mburrur për faqen e re që është duke u ndërtuar, Dotcom ka gjithashtu premtuar se do të marrë në punë të gjithë 220 punëtorët që punin tek MegaUpload para se të mbylleshe. Ai gjithashtu është betuar se do t’ua ngrejë të gjithëve rrogën kur të kthehen tek kompania e tij përsëri.
Më e rëndësishmja nga të gjitha mund të jetë premtimi i Dotcom-it për përdoruesat që kishin statusin ‘Premium’. Ai ka thënë se statusi do t’u kthehet të gjithëve, me një bonus bashkë me të. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top