Tech.al : PayPal dhe MoneyGram, tani partnerë globalë

Klajdi Hëna

Forumium praecox
PayPal, kompania që lejon marrjen/dërgimin e parave të sigurta në Internet, ka njoftuar të Hënën për një bashkëpunim me MoneyGram, një kompani për transferim parash. Përdoruesit e PayPal tani do të kenë mundësinë të depozitojnë dhe tërheqin paratë nga llogaritë e tyre nga 284.000 pikat e MoneyGram, që përfshihet edhe Shqipëria.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi, sipas PayPal, është që të lejojë konsumatorët dhe bizneset anembanë botës të shkëmbejnë shërbimet e tyre me njëri tjetrin sa më lehtë. Duke filluar nga 2013, çdo kush me një adresë emaili apo numër telefoni do të ketë mundësinë për të transferuar dhe marrë para tek një qëndër MoneyGram.
“Kjo iniciativa më e fundit me MoneyGram është një shembull tjetër se si ne po e bëjmë të mundur pajisjen me një portofol dixhital për të gjithë, që ky portofol të punojë në të gjitha platformat dhe pajisjet elektronike, online dhe offline, në mënyrë që t’i ofrojmë konsumatorëve më shumë fleksibilitet dhe funksionalitet kur vjen puna tek paratë e tyre,” ka shkruar në blogun e kompanisë Dan Schatt, kreu i novacioneve financiare.
Për PayPal, bashkëpunimi është vetëm një pjesë e vogël e përpjekjes për të lënë gjurmë edhe në botën jashtë internetit. Herët këtë vit, PayPal filloi një bashkëpunim me ‘Discover’, në mënyrë që bizneset të kishin mundësinë të pranonin pagesa me PayPal në dyqane (shërbim ky gjithashtu që do të fillojë në 2013-n gjithashtu). /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top