Tech.al : Pantallonat me Facebook

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Kompania Italiane e xhinseve ‘Replay’ ka prezantuar disa xhinse, por që janë krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar deri tani.
Xhinset e reja vinë me një pajisje të vogël bluetooth-i që ndodhet në xhepin e tyre. Kjo pajisje e vogël komunikon me aplikacionin e smartfonit të personit që ka veshur xhinset. Me anë të kësaj pajisjeje, ju mund të postoni në Facebook, Twitter, apo rrjete të tjera sociale.
pantallonat-me-facebook.jpg

‘Social Denim’ ju lejon që të klikoni në pajisjen për të ndarë me shokët tuaj vëndndodhjen tuaj, apo gjëndjen tuaj shpirtërore në atë moment. Niveli juaj i gëzimit do të ketë tetë gjëndje të ndryshme shpirtërore nga të cilat mund të zgjidhni, nga pozitive në negative.
Xhinset do të jenë si fillim në ngjyrat e zeza dhe blue, dhe do të ketë disa lloj xhinsesh, si për gra, ashtu edhe për burra.
Xhinset do të shiten në të gjitha dyqanet e ‘Replay’, si dhe në dyqane të tjera në të gjithë Evropën. Jashtë Evropës xhinset mund të blihen online këtë muaj. Çmimet variojnë nga 196$ në 260$. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top