Tech.al : Panasonic me Android Smartphone në Evropë

Al-Punk

Still here
Panasonic lajmëroi të Premten se ka ndërmend të përhapë biznesin e celularëve ‘inteligjentë’ në Evropë. Kompania shpreson t’ia arrijë kësaj para Marsit, 2012. Me këtë lëvizje Panasonic shpreson të konkurojë me emrat e mëdhenj si Nokia, BlackBerry, Apple, dhe Samsung.
Panasonic nuk e ka emëruar akoma celularin e ri, por ka thënë se do ketë një karakteristika si një ekran prej 10.9 cm të llojit qHD OLED dhe do jetë super i hollë. Një vecori që e ndan këtë celular të Panasonic me celularët e kompanive të tjera është se do jetë warer-proof, që do të thotë se nuk dëmtohet nga uji, dhe dust-proof, që do të thotë se nuk dëmtohet nga pluhuri.
Celulari pritet të prodhohet në një nga fabrikat e Panasonic në Malajzi. Kompania shpreson të shesë rreth 1.5 miliona celularë në Evropë vetëm vitin e ardhshëm, dhe para 2016-s, kompania synon të shesë rreth 15 miliona celularë cdo vit.
Ja dhe një foto e celularit:


Lexo te plote tek ...
 
Top