Tech.al : Pakistani bllokon rreth 20.000 uebfaqe

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Zyrtarët e Pakistanit kanë bllokuar rreth 20.000 uebfaqe të ndryshme, duke përfshirë edhe YouTube, për hostimin e materialeve ‘të kundërshtueshme’, si p.sh. videoklipe të filmit anti-Islam ‘Innocence of Muslims’. Lajmin e ka bërë të ditur një qeveritar për ‘Pakistan Tehrik-i-Insaf (PTI)’ të Hënën.

Vendimi ka ardhur pasi Google nuk e ka hequr videoklipin e lartpërmendur nga YouTube pas një apeli nga Pakistani.
“Ne kemi bllokuar 20.000 uebfaqe dhe blogje të kundërshtueshme që nga dita kur filmi (Innocence of Muslims) u shfaq në Internet,” ka thënë qeveritari anonim për PTI. “Autoritetet e Telekomunikacioneve të Pakistanit kanë bllokuar jo vetëm uebfaqet që përmbajnë filmin anti-Islam, por edhe mijëra faqe të tjera me materiale të kundërshtueshme.”
Ndërsa zyrtari ka thënë që Pakistani mund t’ua heqë ‘dënimin’ disa faqeve, ai ka këmbëngulur se qeveria nuk do të heqë ‘dënimin’ nga YouTube.
Zyrtari ka shtuar: “Dënimi i YouTube do të qëndrojë derisa të hiqet filmi. Pakistani nuk mund t’a heqë këtë dënim, sepse njerëzit nuk janë gati të pranojnë këtë film.”
Filmi në fjalë ka shkaktuar shumë protesta të përgjakshme, sidomos në Lindjen e Mesme, dhe gjithashtu protesta paqësore në të gjithë botën. YouTube ka refuzuar të heqë filmin, edhe pas shumë apelimeve nga shumë shtete të Lindjes së Mesme. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top