Tech.al : Përshtypjet tona rreth Windows 8 [EDITORIAL]

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Ky postim është shkruar nga Klajdi Hëna, dhe nuk reflekton mendimet e faqes Tech.Al, por vetëm të autorit.
Sot shkarkova nga Microsoft.com të shumë-përfolurën Windows 8, sistemin operativ të ri të Microsoft-it. Kushtonte rreth $40. Pasi e shkarkova, e formatova diskun e laptopit për të krijuar një ‘drive’ enkas për të. Në këtë mënyrë, kur ndez kompjuterin, më jepet një opsion për të filluar me Windows 7 apo Windows 8 (në rastin tim edhe një opsion tjetër, Ubuntu, sepse e kam edhe atë të instaluar).


Pra unë e kam edhe Windows 7 të instaluar, edhe Windows 8 tani.
Por cilat ishin përshtypjet e mia të para rreth Windows 8?
UAU! Ishte me të vërtetë mahnitëse, me një rezolucion shumë më të mirë. Dy minutat e para mbeta me gojë hapur. Por pas disa minutave shfletimi, u kujtova se isha në një kompjuter. Me Windows 8 ndihesha sikur po shfletonja një tabletë, ose madje dhe një smartfon.
Nuk kishte të ndjerën e një kompjuteri. Nuk ishte ora në qoshen poshtë, në krahun e djathtë. Nuk ishte butoni ‘Start’ në qoshen poshtë majtas. Desktopi nuk kishte dosjet dhe kartelat, si mund të gjënden në kompjuterat e zakonshëm. I vetmi shfletues ishte Internet Explorer, i cili për të habitur ishte shumë më i shpejtë, dhe shumë më pak i ndërlikuar. Por sidoqoftë, nuk kishte si të themi ‘prekjen’ e një kompjuteri siç jemi mësuar ne. Nuk dija si të shkoja në aplikacionet që për shumë do të ishin shumë të ndërlikuara.

Pra me një fjalë, për mua nuk ishte edhe shumë vështirë për të mësuar se si funksiononin gjërat, sepse unë shkoj në shkollë për inxhinjeri kompjuterash, dhe jam mësuar më sisteme të ndryshme. Por për një person me dijeni mesatare rreth kompjuterave, do të ishte paksa e vështirë për t’u ‘ambientuar’. Dhe të mos flasim pastaj për prindërit tanë.
Dhe një gjë tjetër që nuk më pëlqeu ishte fakti se çdo gjë ishte e ‘Microsoftonizuar’. Ajo që dua të them me këtë është se për të hapur kompjuterin, duhet të kyçeshe tek llogaria e Microsoft.com. Kalendari, emaili, mesazhet, lojrat, muzika, videot, motori i kërkimit, etj. ishin të lidhura me Microsoft, ose ishin pjesë e tij (si p.sh. Bing, Outlook, etj.).
Ishte një sistem krejt ndryshe. Kur fillova me botën e kompjuterave, fillova me sistemin operativ Windows XP. U mësova me atë, kryesisht sepse ishte shumë i lehtë. Më pas Vista, kishte shumë ndryshime nga XP, por ndryshime jo rrënjësore. Dhe tani 7, që nga Vista kishte ndryshime minimale. Pra të gjitha ndryshimet deri më sot kanë qënë minimale, dhe jo shumë rrënjësore. Për mendimin tim, shumë njerëz do e kenë të vështirë të adoptohen me këto ndryshime.
Në konkluzion, Windows 8 ka një potencial shumë të madh, çdo gjë është e rifreskuar, e pastër, me rregull, por që ndryshimi rrënjësor nga Windows 7 e bën atë shumë të vështirë për personat mesatarë të mësohen me të. Gjithsesi, i urojmë Microsoft-it fat të mbarë. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 

Al-Punk

Still here
Faktikisht Windows 8, ashtu si dhe GNOME duket sikur kane kopjuar pak idene e Ubuntu.
Deri tani nuk kam shume i impresionuar me Windows 8. Prapa Start te pare ka te njejtin desktop te vjeter dhe pervec nje layout te ri ne faqe te pare dhe integrimi me te forte me apps nuk shoh gje tjeter.
Integrimi me i ngushte me apps sjell nje platforme te ngjashme me ato mobile, por nuk edi a eshte ajo qe dua personalisht nga nje OS per kompjutera pune. Nje desktop nuk eshte nje celular.
Megjithate cdo gje e re ngrihet mbi dicka ekzistuese... Te shohim ku do shkojne me tek pas Windows 8
 

Klajdi Hëna

Forumium praecox
S'mund te pajtohem me shume me ty Mandi. Eshte me te vertete shume e ngjashme me nje celular. Sic e the edhe ti, po te ishte per te perdorur nje celular, perdorja Galaxy S2-ne, jo Windows 8. Per mendimin tim, edhe pse mund te jem totalisht gabim, Microsoft-it do t'i duhet te leshoje nje verzion tjeter shume shpejt, sic e beri edhe me Vista-n, qe nuk morri shume kohe dhe iu desh te leshonte Windows 7, qe u be shume e sukseshme.
 

Al-Punk

Still here
Vetem dicka ka interesante ne Windows8! Webmasterat mund te zhvillojne aplikime qe ngjiten ne Windows Store dhe qe mund te integrohen ne desktopin e cdo PC qe perdor kete kompjuter. Sado qe numri i perdorimit te Internetit ne Mobile eshte rritur shume, audienca kryesore per reklama e njerezve vjen nga bota e desktop dhe aplikime qe integrohen ne desktop (Metroid-Start) te cdo Windows jane nje vend shume i mire per te shperndare permbajtjen e cdo faqeje.

Interesante ajo qe thua qe si ne rastin e Vista mund te kete nje version shume te shpejt pas Windows8. Nuk e kisha menduar por mund te jete dhe rasti.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Sot pata "perplasjen" e pare me nje ultrabook te Sony-t me Windows 8...ekrani touch, pamja klasike qe shihet gjithandej e Windows 8...pohoj ate qe tha Klajdi...me te vertete i ngaterruar ne pamje te pare dhe mu desh ca kohe per tu orientuar (per te arritur deri tek paneli i kontrollit, nje lemsh i vertete :D)! Gjithcka e integruar per Social Network...mu duk sikur kishte lene menjane idene qe ishte nje pc dhe jo nje tablet...
Gjithsesi duhet pare se cfare do te sjelle ky version i ri!

p.s: Duhet te nderroj kete Toshiben qe kam prej 8 vjetesh (po plaket me mua) megjithse me vjen keq....rrofte XP Home Edition! Tani me Windows 8 me duket se do e mbaj edhe per nja ca vjet te tjera kete :D
 
Top