Klajdi Hëna
Forumium praecox
Shkenca mjekësore ka mësuar deri tani disa mënyra të ndryshme për të vrarë qelizat kanceroze në trupin e njeriut. Por shumë herë këto metoda janë treguar shumë jo-preçisjoze, duke dëmtuar organe të tjera të trupit, dhe duke dëmtuar gjithashtu qeliza të shëndetshme.
Prandaj shkenca ka shtyrë që të gjenden metoda të ndryshme për të hequr qelizat kanceroze pa dëmtuar shëndetin e pacientit. Dhe duket sikur hulumtuesit ja kanë arritur qëllimit. Disa shkencëtarë nga Korea e Jugut kanë gjetur një mënyrë për të përdorur magnetat për të hequr qelizat kanceroze.
Ideja që këta shkëncëtarë kanë prezantuar është shumë e thjeshtë: ata prezantuan në trup nanopjesëza prej hekur oksidi. Hekur oksidi i bashkangjitet automatikisht antitrupave, të cilat më pas u bashkangjiten receptorëve të qelizave të tumorit. Kur mbaron ky proces, krijohet një fushë magnetike, e cila lejon që nanopjesëzat përbrenda qelizave të tumorit të bashkohen në një tufë dhe të vetë-shkatërrohen nëpërmjet procesit të apoptosjes.
Si rezultat i këtij eksperimenti, më shumë se gjysma e qelizave kanceroze në trup ishin shkëtërruar pa dëmtuar ndonjë qelizë të shëndetshme. Deri tani, ekipi i shkencëtarëve Koreano-Jugorë e kë testuar këtë eksperiment vetëm me peshk të llojit zebër. I vetmi efekt që shkencëtarët vunë re ishte rritja jo-normale e bishtit të peshkut.
Hulumtimet dhe eksperimentet vazhdojnë akoma, dhe do të marrë shumë kohë para se ky eksperiment të provohet në trupat e njerëzve. /Tech.Al/
Lexo te plote tek ...