Tech.al : Për herë të parë, kanacet e Coca-Cola të bardha. Ja pse!

Al-Punk

Still here
Duke filluar nga muaji tjetër, Coca-Cola nuk do të ketë më kanace të kuqe, sic i ka pasur për vite të tëra. Kjo iniciativë vjen pasi Coca-Cola është përfshirë në një fushatë për ruajtjen e arinjve polarë dhe vëndbanimin e tyre, Artikun. Fushata ‘Arctic Home’, një përpjekje dy-palëshe, nga Coca-Cola dhe World Wildlife Fund, do të përpiqet që të ‘bëjë’ përdoruesit e Coca-Cola-s të dhurojnë $1 me anë të SMS.
Edhe pse Coca-Cola ka mbajtur fushata të tjera të ndryshme të kësaj natyre, kompania asnjëherë në historinë e saj nuk ka shkuar kaq larg sa të ndryshojë ngjyrën në kanacet e saj ikonike të kuqe.
Coca-Cola do të prodhojë më shumë se 1.4 Miliardë kanace të bardha për fushatën.
Kompania shpreson të mbledhë deri në 3 milionë dollarë midis 1 Nëntori, 2011 dhe 15 Marsit, 2012.

Lexo te plote tek ...
 
Top