Tech.al : Obama ‘zgjedh’ Steve Jobs dhe jo Google

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Presidenti Amerikan Barack Obama është një tifoz i Apple. Ai ka një Macbook, dhe një iPad. Tani kemi edhe më shumë prova.

Në fjalimin e tij të shumë parapritur në Kuvendin Nacional Demokratic të Enjten mbrëma, Presidenti kishte planifikuar të përdorte Google si një shembull të inovimeve dhe shpikjeve të Amerikës. Por në minutën e fundit, ai ka zgjedhur themeluesin e Apple që nuk ndodhet më mes nesh, Steve Jobs.
Sipas The New York Times, Obama duhet të thoshte: “Ne besojmë tek ajo vajza e vogël e cila ka mundësinë t’i shpëtojë varfërisë me ndihmën e qeverisë për të shkuar në kolegj, dhe për t’u bërë themeluesja e Google-s të re.”
Por ai e ka ndryshuar atë duke thënë: “Ne besojmë tek ajo vazja e vogël e cila ka mundësinë t’i shpëtojë varfërisë me ndihmën e qeverisë për të shkuar në kolegj, dhe për t’u bërë Steve Jobs-ja e re.”
Obama ka qënë një mik i afërt i Steve Jobs. Ai madje mbajti edhe një fjalim kur Jobs ndërroi jetë vitin e kaluar. Vini re se në skript ai e kishte të shkruar Google, por e ndryshoi në sekondën e fundit.
I ndjeri Steve Jobs u përmënd edhe në fjalimin e kandidatit për president, guvernatorit Mitt Romney.
Një ‘fitore’ e Apple-s kjo që vlen shumë, kur presidenti me fuqinë më të madhe në botë të përmend në fjalimet e tij, sidomos në një fjalim kaq të rëndësishëm, që ndikon në ri-zgjedhjen e tij si president i SHBA. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top