Tech.al : Ndryshimet e Instagram-it zemërojnë Anonymous

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Vetëm një ditë pasi Instagram ndryshoi kushtet e privatësisë, shumë faqe në Internet kanë filluar të ‘sulmojnë’ ata me kritikat nga më të ashpërat.
anonymous-kercenon-instagram.jpg

Shumica e kritikave ishin në Twitter, ku #BoycottInstagram ishte një nga fjalët ‘trending’ në të gjithë botën të Martën. Dhe Anonymous ishte një nga grupet që sulmoi më ashpër Instagram, duke ‘cicëruar’
“TË GJITHA FOTOT TUAJA NA PËRKOJNË NE”- @instagram | #BoycottInstagram​
Dhe grupi i ‘hacktivistave’ kërkonte nga përdoruesit që ata të fshinin llogarinë, duke ‘cicëruar’:
@instagram ka të njëjtat kushte privatësie si @facebook | Fshini llogarinë tuaj menjëherë | #Anonymous​
Në të njëjtën kohë, edhe faqja Change.org – faqja që na ndihmoi edhe ne për peticionin e Google me 28 Nëntor – ishte kthyer kundër Instagramit, me një peticion nga Jennifer Cox. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top