Klajdi Hëna
Forumium praecox
Në përpjekjet e pafundme për të eksploruar planetin e kuq Mars, NASA ka njoftuar për plane të reja për në Mars. Të Martën, NASA ka bërë të ditur planin për të ndërtuar një sondë të re 1.5 miliardë dollarshe për të dërguar në Mars brenda 2020-s. Sonda e re do të jetë shumë e ngjashme me atë të tanishmen, ‘Curiosity’.
Sonda nuk është emëruar ende, por do të jetë misioni i dytë i Marsit, edhe pse kohët e fundit NASA ka pasur shumë shkurtime në fonde dhe në buxhet. Për shkak të këtyre kursimeve, sonda e dytë do të bazohet në atë të parën, dhe madje do të jetë pothuajse e njëjta.
“Sfida për të ristruktuar Programin e Eksplorimit të Marsit është kthyer nga shtatë minuta terrori për uljen në Mars të ‘Curiosity’-t, në fillimin e shtatë viteve novacioni,” ka thënë në një deklaratë John Grunsfeld, shefi i shkencës së NASA-s.
“Koncepti i misionit të ri përputhet me projektet e buxhetit të tanishëm të eksplorimit të planetit të kuq, dhe do të ndërtohet mbi zbulimet e ‘Curiosity’-t,” ka shtuar Grunsfeld pas njoftimit për misionin e ri.
“Sonda e re do të mund të bëhet realitet falë dhe pjesëve që na kanë mbetur nga ndërtimi i sondës së tanishme që kemi,” ka thënë Grunsfeld. “Ekuipazhi jonë është akoma bashkë, dhe do të përfitojmë për të ndërtuar sondën e 2020-s.”
Buxheti fiskal i administratës Obama për 2013-s ka sjellë një ulje prej 20% në fonde për eksplorimet e NASA-s, me uljet më të shumta në programin për në Mars. Ulje të tjera priten të vijnë edhe në vitet e ardhshme. /k.h. – Tech.Al/
Lexo te plote tek ...