Al-Punk
Still here
Po të më pyesje mua dje, edhe unë si shumë të tjerë nuk e dija se kush ishte Mike Abbott. Mike Abbott është njeriu që ka bërë që ‘balenat e Twitter’ të mos bjenë aq shpesh. Ai ishte inxhinjeri mbrapa Twitter-it, që siguronte sa më pak downtime për servisin e mikro-blogimit.
Burimet thonë se Abbott ka kërkuar që të ikë vetë. Por ikja e Abbott nuk duhet marrë shumë lehtë, sepse Twitter thotë se kompania nuk ka gjetur një zëvëndësues akoma. Ikja e tij mund të ketë shumë efekte në qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e serverave të Twitter. Jo më shumë se një javë më përpara, Twitter pati probleme me serverat pas 2.5 miliona ‘cicërima’ për vdekjen e Steve Jobs në më pak se 24 orë.
Mike Abbott ka bërë të ditur se ai do të vazhdojë në ndonjë investim tjetër. Para se t’i bashkëngjiteshe Twitter-it, Abbott ka punuar me webOS Palm.
Lexo te plote tek ...