Tech.al : Mbajmë mend më shumë bisedimet në Facebook, sesa fytyrat

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Hulumtuesit kanë zbuluar se për trurin e njeriut është më e lehtë të mbajë mend një bisedë në Facebook, sesa fytyrën e një njeriu, apo dhe fragmente librash.
truri-dhe-facebooku.png
Kjo mund të testohet fare thjeshtë duke pyetur dikë nëse e mban mend fytyrën e dikujt… dhe më pas pyet nëse e mban mend një status në Facebook. Hulumtuesit e Universitetit të San Diegos kanë shpjeguar se shumica e njerëzve e kanë më të lehtë mbajtjen mend të një statusi në Facebook.
Nga se vjen kjo? Sipas studiuesve, kjo vjen për shkak se truri jonë e ka më të lehtë për të rikujtuar diçka në gjuhën ditore, sesa diçka që është në libër, që nuk është gjuhë që përdoret çdo ditë. Dhe përdorimi i Facebook-ut çdo ditë, e bën atë më të lehtë për të mbajtur mend.
Për të testuar hipotezën, studentët e Universitetit të San Diegos u përdorën në dy studime të veçanta – një për krahasimin me fjali të një libri dhe me statuset në Facebook, dhe tjetri për të krahasuar statuset në Facebook me fytyrat e personave.
Pra siç duket edhe vetë truri jonë është ‘programuar’ enkas për Facebook! Ç’mendim keni për këtë studim?

Lexo te plote tek ...
 
Top