Klajdi Hëna
Forumium praecox
Në Maj të këtij viti, Google morri patentën për makinën pa shofer në shtetin e Nevada-s të SHBA-ve. Ky është një nga eksperimentimet më të ndjekura të Google-s. Sot, Google ka lajmëruar për një arritje tjetër të projektit: flota me rreth 12 makina pa shofer ka përshkuar tani rreth 300.000 milje, apo 482.803 kilometra pa pësuar asnjë aksident. Dhe gjatë gjithë kohës makinat kanë qënë 100% të komanduara nga kompjuterat.
Një nga makinat pa shofer të Google
Edhe pse këto lajme janë krejt pozitive për projektin e Google, gjigandi i internetit paralajmëron se “ka akoma një rrugë të gjatë përpara”. Makinat pa shofer nuk janë ‘mësuar’ akoma si të veprojnë në rrugët me dëborë p.sh., si të interpretojnë shënjat e ndërtimit të rrugëve, si dhe shumë situata të tjera që mund t’a ‘çorroditin’ sistemin.
Momentalisht, makinat pa shofer shoqërohen nga të paktën dy persona, në rast se ndodh diçka, por Google pohon se makinat kanë arritur në fazën ku vetëm një person shoqërues do të ishtë mjaft. /Tech.Al/
Lexo te plote tek ...