Klajdi Hëna
Forumium praecox
Njerëz të fuqishëm dhe të sukseshëm zakonisht kanë shumë armiq. Interneti nuk është një person, por një mjet shumë i fuqishëm për shpërndarjen e informacionit që ka ndihmuar në përmbysjet e qeverive sunduese.
Gjatë kryengritjeve Arabe të 2011-s, revolucione të plota lindën dhe u ‘ushqyen’ nga faqet e medias sociale si Facebook, Twitter, dhe YouTube.
Kjo ka çuar në marrjen e masave të qeverive të tjera, që një kaos i tillë të mos ndodhë në vëndet e tyre. Në të shumtën e botës, Interneti është i pa censuar dhe të gjithë mund të lidhen. Por një numër shtetesh kanë filluar të kufizojnë marrjen e informacionit të lirë në Internet.
Sot kemi publikuar për ju një infografik ku do të gjeni shtetet që kanë internetin më të kufizuar, dhe shtetet që janë më liberale përsa i përket lirisë së fjalës. Do vini re se shtetet e shumta që kufizojnë Internetin vijnë nga Lindja e Mesme dhe Azia. Vetëm një shtet nga Evropa Perëndimore (Franca) dhe vetëm një shtet nga Hemisfera Perëndimore (Kuba) bëjnë pjesë në këtë listë.
Sipas infografikut, vëndet që e kufizojnë më shumë Internetin janë Behrani, Bjellorusia, Burma, Kuba, Kina, Irani, Korea e Veriut, Siria, Turkmenistani, Uzbekistani, dhe Vietnami. Kurse shtetet me Internet të kontrolluar nga qeveria janë Australia, Egjipti, Eritrea, Franca, India, Kazakstani, Malajzia, Rusia, Korea e Jugut, Tailanda, Tunizia, Turqia, dhe Emiratet e Bashkuara.
Popullsia e madhe e bën Kinën shtetin me Internetin më të kufizuar në botë, ku qeveria Komuniste ka kontroll të plotë mbi të gjitha blogjet dhe faqet e popullit.
Kurse Irani është shteti i parë në histori për dënimin me vdekje të personave për aktivitetin online. Madje për të hyrë në Internet në një ‘Internet Cafe’ në Iran duhen më shumë të dhëna, sesa duhen të marrësh pasaportën në SHBA.
Për shkak të kryengritjeve në Siri, më shumë se 29.000 kanë humbur jetën, ku prej tyre rreth 2.000 janë fëmijë. /Tech.Al/
Lexo te plote tek ...