Klajdi Hëna
Forumium praecox
Pas shumë muajve duke u konsultuar me kompanitë e shërbimit të Internetit, dhe me ekspertë të tjerë, qeveria Angleze së shpejti do të propozojë mënyra të tjera për të parandaluar fëmijët nga shfletimi i pornografisë online.
Përpjekjet për ‘mure’ më të sigurta në Internet janë prirë nga vetë kryeministri Anglez David Cameron. Ky ‘mur’ do të ngrihet sipas zgjedhjeve të kryefamiljarit të shtëpisë, dhe n.q.s një shtëpi ka fëmijë, atëherë faqet pornografike do të kufizohen. Prindërit mund t’i instalojnë vetë këto filterat anti-porn.
Sipas The Telegraph, ky mekanizëm mbrojtjeje do të përfshijë edhe akses të kufizuar brenda orëve kur fëmijët duhet të jenë duke fjetur. Gjithashtu edhe faqe sociale si Facebook dhe Twitter do të mund të bllokohen, pasi të vegjëlit mund të ekspozohen në gjëra jo të sigurta për ta.
Qeveria Angleze në fakt më parë ishte munduar të ndalonte faqet pornografike në të gjithë vendin, dhe për të gjithë, por nuk arriti numrin e votave të nevojshme për daljen e këtij ligji. /Tech.Al/
Lexo te plote tek ...