Tech.al : Kodak së shpejti do të japë falimentimin

Al-Punk

Still here
Eastman Kodak së shpejti do të hedhë kartat për falimentim, ose sic quhen në SHBA, Kapitullin 11. Falimentimi pritet të bëhet në javët e ardhshme. E vetmja mënyrë që falimentimi mund të shmanget është nëse Kodak mund të shesë të gjithë koleksionin e patentave dixhitale.
Sipas gazetës Amerikane ‘The Wall Street Journal’, raportet tregojnë se Kodak është në bisedime dhe sipër me biznesmenë për të ndihmuar Kodak me 1 Miliardë dollarë gjatë procesit të falimentimit. Wall Street Journal thotë se procesi mund të fillojë këtë muaj, ose në Shkurt.
Falimentimi i Kodak gjithsesi nuk do të thotë që Kodak do të ndalojë operacionet. Përkundrasi, kompania do të vazhdojë të gjitha operacionet. E vetmja gjë që do të ndryshojë është se Kodak duhet të shesë 1.100 patentat e saj nëpërmjet gjykatës. Dhe për të shmangur shitjen e patentave nëpërmjet gjykatës, Kodak po mundohet që t’i shesë ato tani, pa ndërhyrjen e gjykatës.

Lexo te plote tek ...
 
Top