Tech.al : Kodak del nga biznesi i printerave

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Rënia e gjatë dhe e trishtueshme e Eastman Kodak-ut vazhdoi edhe të Premten, kur kompania njoftoi se do të dilte nga biznesi i printerave.

Kompania, e cila është në proces për të deklaruar falimentimin, do të “zvogëlojë shitjet e printerave ‘inkjet’” dhe do të fokusohet në shitjen e bojave për printerat egzistues.
Në një deklaratë, Shefi Egzekutiv Antonio M. Perez ka thënë: “Kodak po bën një progres të mirë drejt falimentimit dhe rimëkëmbjes, duke marrë aksione signifikante për të vazhduar biznesin thelbësor, për të reduktuar shpenzimet, për të shitur asetet, dhe për të orgazinuar strukturën e biznesit.”
Në Shkurt të këtij viti, kompania vendosi se do të ishte në interesin më të mirë të saj të ndalonte shitjen e aparateve fotografike dhe kamerave. Një muaj më parë, pikërisht në Janar, Kodak kishte aplikuar për siguri falimentimi. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top