Tech.al : iPhone 5 vjen në Shqipëri më 14 Dhjetor

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Kompania Apple ka njoftuar të Hënën se celulari më i ‘nxehtë’ i saj iPhone 5, do të dalë në treg në Korenë e Jugut këtë të Premte, dhe do të arrijë në më shumë se 50 vënde të tjera deri në fund të muajit.
Në SHBA, iPhone 5 doli në treg më 21 Shtator, dhe është tani për tani në 47 vënde të tjera anembanë botës. Me shtimet e 50+ vëndeve të tjera do të mundësojë Apple të ketë iPhone 5-n në më shumë se 100 vënde para mbylljes së vitit.
Apple pritet të sjellë zyrtarisht iPhone-in edhe në Shqipëri, më 14 Dhjetor.
Ja dhe grafiku i daljes së iPhone-it.
Të Premte, 7 Dhjetor: Korea e Jugut
Të Premte, 14 Dhjetor: Shqipëri, Antigua, Barbuda, Armeni, Bahamas, Bahrein, Bolivi, Brazil, Kili, Kinë, Kosta Rika, Qipro, Ekuador, Grenada, Indonezi, Izrael, Xhamajka, Jordani, Kuvajt, Maqedoni, Malajzi, Moldovi, Mal të Zi, Panama, Paraguai, Filipinet, Katar, Rusi, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Tajvan, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Venezuela.
Të Premte, 21 Dhjetor: Barbados, Bocuana, Kamerun, Republika Qëndrore Afrikane, Egjipti, Guinea, Bregu i Fildishtë, Kenja, Madagaskar, Mali, Mauritius, Maroko, Niger, Senegal, Shën Kits, Shën Lushia, Shën Vinsent & Ganadinet, Tunizi, Ugandë, dhe Vietnam.
Sipas burimeve, Shpresa-Al Computers e ka në shitje iPhone 5 në Shqipëri, por kjo do të thotë se nuk e shet zyrtarisht. /k.h – Tech.AL/

Lexo te plote tek ...
 
Top