Tech.al : Instagram zyrtarisht pjesë e Facebook

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Instagram, një aplikacion për ndarjen e fotove tuaj me miqtë tuaj, është tani pjesë e rrjetit social Facebook. Facebook e kishte blerë këtë aplikacion para disa muajve për 1 miliardë dollarë, por meqënëse çmimet e aksioneve të Facebook kanë rënë, çmimi ka rënë në 741 milionë dollarë.

Facebook ka thënë se Instagram do të jetë akoma si një aplikacion më vete, duke u integruar dalë ngadalë me vetë faqen kryesore. Dhe Instagram do të rritet akoma edhe më shumë si rrjedhojë e kësaj shitjeje.
Sipas faqes të statistikave ComScore, faqja e Instagram është tani faqja e 56 më e populluar në SHBA, me 22.7 miliona vizitorë në muaj. Para një muaji kishte vetëm rreth 16.5 miliona vizitorë.
Instagram vetë ka publikuar se më shumë se 5 miliarda fotografi janë ndarë në aplikacionin e saj, dhe më shumë se 80 miliona njerëz janë duke e përdorur këtë aplikacion.
Një nga përfaqësuesit e Instagram ka thënë se skuadra do të zhvendoset në zyrat e Facebook, por “Instagram nuk do të shkojë gjëkundi. Aplikacioni dhe veçuritë e tij do të qëndrojnë të njëjtat, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë për përmirësimin e Instagram për të gjithë.” /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top