Tech.al : India paralajmëron Facebook dhe Google!

Al-Punk

Still here
Gjykata e Lartë e Dehlit ka urdhëruar Facebook India dhe Google India të gjejnë një mënyrë që të heqin kontentin e padëshiruar nga faqet e tyre, ose faqet do të pësojnë një censurë nga qeveria.
Gjykatësi Suresh Kait paralajmëroi se n.q.s gjigandët e Internetit nuk mund të moniterojnë dot përmbajtjen e faqeve të tyre, atëherë qeveria e Indisë do të ndjekë rrugën e Kinës, e cila i bllokoi dy gjigandët e Internetit. “Si Kina, edhe ne do ti bllokojmë faqe të tilla,” ka thënë Kait për The Times of India.
Por n.q.s Facebook dhe Google prekin kontentin e tyre, do të jetë njësoj sikur e kanë shkruar ata. Dhe sipas Aktit Indian të Informacionit të Teknologjisë, kjo do të thotë se Google dhe Facebook do të jenë përgjegjës për kontentin që gjëndet në faqet e tyre.

Lexo te plote tek ...
 
Top