Tech.al : Google zbulon Nexus 4 dhe 10

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Google është detyruar të anullojë evenimentet e saj të planifikuara për Android sot në New York City, për shkak të urraganit Sandy. Por kjo nuk e ndaloi gjigandin të zbulonte pajisjet që kishte në plan, Nexus 4 dhe Nexus 10, si dhe një verzion të rifreskuar të Nexus 7 me 3G.

Të treja pajisjet mbështeten nga Android 4.2, të cilin Google e përshkruan si “një shije e re e Jelly Bean-it”.
Nexus 4 është smartfoni më i ri i Google, i cili është prodhuar nga LG. Nexus 4 përmban një procesor ‘quad-core’ dhe një ekran prej 4,7 inçësh.
Google gjithashtu ka vendosur të rifreskojë edhe produktet e tjera si Nexus 7, e cila tani ka një magazinim më të madh. Verzioni 16GB do të kushtojë $199, nga $249 që ishte, dhe modeli i ri 32GB do të kushtojë $249. Së pari verzionet e reja do të dalin në Amerikë, dhe më pas edhe në 200 rrjete të tjera anembanë botës. Nuk është e sigurtë nëse Shqipëria përfshihet në këto vënde.
Për të konkuruar më iPad-in shumë popullor të Apple-s, Google ka lëshuar Nexus 10. Tableta e re ka një rezolucion prej 2560 x 1600 (e cila i jep një densitet piksal pothuajse aq të lartë sa modelet më të fundit të iPad) dhe vjen me një bateri që zgjat deri në 9 orë.
Çmimet për Nexus 10 do të jenë $399 për 16GB dhe $499 për 32GB. Dalja në treg fillon më 13 Nëntor, dhe do të jetë e gatshme menjëherë në dyqanin Google Play në SHBA, Angli, Australi, Francë, Kanada, Spanjë, Gjermani, dhe Japoni. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top