Tech.al : Google së shpejti me servis televiziv

Al-Punk

Still here
Gjigandi Google ka aplikuar javën e kaluar për të pajisur qytetarët e Kansas City, të shtetit Montana të SHBA-ve me servis televiziv. Këtë e ka bërë të ditur The Wall Street Journal. N.q.s aplikimi aprovohet, servisi mund të fillojë brënda një muaji.
Paketa e servisit televiziv do të përfshijë TV live, servis on-demand, si dhe shikim të kanaleve televizive online. Kansas City është marrë vetëm si një qytet testimi nga Google, dhe raportet thonë se n.q.s gjërat shkojnë mirë, servisi do të përhapet edhe në qytete të tjera, dhe madje vënde të tjera, si ato në Europë.
Aplikacioni i Google për në qytetin e Kansas City, Montana (vini re se ndodhet edhe një qytet tjetër me të njëjtin emër, në shtetin e Kansas-it) bie në përputhje me një tjetër kërkesë nga Google, atë të vënjes të një antene satelitore në një nga qëndrat e të dhënave në Council Bluffs, Iowa.
Pse ka zgjedhur Google pikërisht Kansas City për servisin televiziv? Sepse vitin e kaluar, Google ka kërkuar që pikërisht në këtë qytet, të testojë edhe rrjetin fibër-optik për internet, i cili sjell një shpejtësi interneti 100 herë më të madhe se ajo shpejtësi që ne kemi tani. Servisi i internetit high speed, akoma edhe më high speed se ai tani, pritet të lancohet në verë.

Lexo te plote tek ...
 
Top