Al-Punk
Still here
Pavarësisht nga fakti se Android 4.0 Ice Cream Sandwish gjëndet vetëm në një numër të vogël të mjeteve Android, një raport i ri sygjeron se Google është duke përgatitur nxjerrjen e produktit të rradhës. Edhe pse nuk është bërë e ditur saktësisht se kur Google planifikon t’a bëjë këtë, thashethemet thonë se mund të ndodhë cerekun tjetër, pra nga Prilli ose Maji. Android 5.0 mendohet të quhet ‘Jelly Bean’, edhe pse detaje më të holla rreth softuerit të ri nuk ka.
Sic duket Google ndihet e ‘kërcënuar’ nga platforma e Microsoft-it, Windows 8, sepse Android 5.0 pritet të ketë një funksion të ngjashëm me atë të Windows 8, DUAL-BOOT, ose startim i dyanshëm. Jelly Bean pritet të jetë i optimizuar më shumti për tableta, dhe do të integrojë funksionet e ngjashme të Sistemit Operativ Chrome.
Raportet gjithashtu sygjerojnë se Google mund të hedhë sytë nga tregu i notebook-ëve dhe netbook-ëve me Android 5.0. Android 3.0 Honeycomb ishte një Sistem Operativ vetëm për tableta, dhe me Android 4.0 Ice Cream Sandwich bëri të mundur përdorimin edhe në ‘smartphones’.
Ky raport i ri sygjeron se Google po transferon fokusin e Android 5.0 në tableta, dhe gjithashtu në notebooks për të gjallëruar sadopak adoptimin e ngadalshëm të Chrome OS.
Lexo te plote tek ...