Tech.al : Google mesazh kundër SOPA

Al-Punk

Still here
Sipas CNet, Google do të protestojë kundër SOPA nesër. Gjigandi i kërkimit ka lëshuar një deklaratë për shtyp ku thotë se do t’i bashkëngjitet Reddit dhe Wikipedia për të treguar kundërshtim kundrejt projekt ligjit shumë kontroversial që Kongresin Amerikan, SOPA.
Në vënd që të kopjojë Wikipedia, e cila do t’a ketë ditën e Mërkurë ditë zie, Google do të vendosë një link të një mesazhi kundër SOPA në faqen kryesore. Faqja kryesore e Google zakonisht përdoret për të festuar përvjetore, jetët e artistëve dhe inxhinjerëve që influencuar kulturën, por nuk kemi parë ndonjëherë një lëvizje politike të mbështetet në faqen kryesore.
CNet raporton se një spikere për Google ka thënë: “Si shumë biznese të tjera, dhe persona të tjerë, ne kundërshtojmë këto lloj projekt ligje sepse këto janë mënyra të zgjuara, dhe të shënjestruara për të mbyllur faqet e huaja pa pyetur kompanitë Amerikane për të cenzuruar Internetin. Kështu që nesër edhe ne do t’i bashkohemi shumë kompanive të tjera për t’i dërguar senatorëve që mbështetin projekt ligjin se ne nuk do të heshtemi.”
Vini re se ky mesazh do të shfaqet vetëm në SHBA, dhe nuk ka ndonjë efekt mbi faqet kryesore të Google në vënde të tjera.

Lexo te plote tek ...
 
Top