Tech.al : Google lëshon zyrtarisht Google Drive

Al-Punk

Still here
Gjigandi i Internetit, Google, ka marrë një hap tjetër përpara duke lëshuar zyrtarisht servisin e ri e quajtur Google Drive, i cili është një servis që lejon të ruani materialet tuaja elektronike në një ‘re’ prej 5 GB.
Njoftimi është bërë i ditur në blogun e vetë gjigandit ditën e Martë. Servisi do të integrohet me servisin tjetër të Google, Google Docs. Ju do të keni akses të materialeve tuaja nga c’do vënd in botës.
Me Google Docs ndërtuar brënda Google Drive, ju mund të punoni me njerëz të tjerë në kohë reale në dokumente, spreadsheets, apo prezantime.
Një veti interesante e këtij servisi është ‘smart tagging’, ose ‘etiketimi i zgjuar’, i cili ju lejon të etiketoni materialet tuaja të ruajtura. Kështu që n.q.s ngarkoni një foto të pallatit me shigjeta, herës tjetër kur të kërkoni me fjalën ‘pallat’, fotoja tuaj e pallatit me shigjeta do të jetë një nga rezultatet e kërkimit.
Një veti tjetër mjaft interesante është përdorimi i ‘Optical Character Recognition (OCR)’, një teknologji që njeh dokumentet e skanuara. Kjo do të thotë se n.q.s keni skanuar një faqe të një libri të vjetër, ju mund të kërkoni fjalë në atë dokument.
Google Drive mund të instalohet në Mac ose PC, dhe mund të përdoret me aplikacion për Android në celularin ose tabletën tuaj. Google ka në plan gjithashtu një aplikacion për iOS.
Të gjithë përdoruesat marrin falas 5 GB ruajtje. N.q.s ju nevojitet më shumë, mund të zgjidhni 25 GB për $2.49/muaji, 100 GB për $4.99/muaji, ose 1 TB(TerraByte) për $49.99/muaji. Kur paguan për servisin, llogarisë suaj të Gmail gjithashtu i shtohet 25GB.

Lexo te plote tek ...
 
Top