Tech.al : Gafa e madhe e agjensisë të lajmeve të Iranit

Klajdi Hëna

Forumium praecox

Një nga agjensitë më të mëdha të lajmeve të Iranit, ‘FARS News Agency’ publikoi dje një lajm me titullin: “Gallup Poll: Rural Whites Prefer Ahmadinejad to Obama”, që përkthehet: “Sondazhi Gallup: Të bardhët ruralë preferojnë më shumë Ahmadinexhadin sesa Obamën”. Dhe ja përmbajtja e artikullit, e përkthyer në Shqip:
TEHRAN (FNA) – Sipas rezultateve të sondazhit Gallup të bëra publike të Hënën, shumica e Amerikanëve të bardhë ruralë kanë thënë se ata janë më të gatshëm të votojnë për presidentin Iranian Mahmoud Ahmadinexhad, sesa Presidentin Amerikan Barack Obama.
“E pëlqej atë më shumë,” ka thënë një qytetar i Uest Virxhinia-s, Dale Swiderski, i cili bashkë më 77 për qind të votuesave të bardhë kanë konfirmuar se ata më mirë të shkojnë në një ndeshje bejsbolli me Ahmadinexhadin sesa me Obamën.
“Ai (Ahmadinexhadi) e merr sigurinë e vendit me seriozitet, dhe ai asnjëherë nuk mund të lejojë disa protestues homoseksualë t’i tregojnë atij se si të qeverisë vendin e tij.​
FARS News Agency kishte thënë se ky lajm vinte nga një burim i pa identifikuar, por që në fakt vinte nga një uebfaqe me trillimet më të lezetshme, The Onion. Për të përkeqësuar gjëndjen për veten e tyre, FARS kishte kopjuar trillimin fjalë për fjalë, që e bën ‘lajmin’ jo të saktë, dhe në të njëjtën kohë edhe të vjedhur. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top