Tech.al : Fituesi në Apple vs. Samsung mund të jetë Nokia

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Javën e kaluar, Apple arriti të fitojë kundër Samsung në një ‘betejë’ shumë të ashpër në Gjykatën e Qarkut në SHBA, dhe u detyrua të shpërblejë Apple me $1 Miliardë. Por a është në të vërtetë Apple fituesi, apo ndoshta kompania me shumë probleme Finlandeze Nokia?

Një numër i madh raportesh sygjerojnë se prodhuesi Finlandez i celularëve, edhe pse i zhytur në probleme, mund të marrë një shtyrje përpjetë nga verdikti i çështjes Apple vs Samsung. Kjo falë të një numri të madh patentash që zotërohen nga Nokia. Kjo e fundit zotëron rreth 10.000 patenta që kanë të bëjnë me celularët, që i ka arritur t’i nxjerrë në dekadën e fundit.
Fitimi $1 miliardësh i Apple mund të shtyjë Nokia-n të ushtrojë këto patenta për veten e saj.
Gazeta prestigjoze Amerikane The Wall Street Journal shkruan:
Vlera e patentave të Nokia-s pa dyshim do të rritet. Kjo sepse në gjykatë Apple ka marrë si shembull një celular të Nokia-s për të shpjeguar se kompanitë e tjera mund të prodhojnë celularë pa shkelur patentat dhe të drejtat e Apple, pra siç ka bërë Nokia.​
Kjo mund të ndihmojë Nokia-n të shkojë prapë në pozicionin që kishte para një viti, si prodhuesi më i madh i celularëve në botë. Tani Samsung duhet të mbrohet nga Apple, po ashtu edhe nga Nokia. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top