Tech.al : Fiat, plane të reja për Maseratin

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Kompania luksoze e makinave Maserati ka në plan për të prezantuar në treg një model të ri të një fouristrade më të vogël. Kjo pritet të konkurojë me Q5-n e Audit dhe Macan-in e Porsche-it.
maserati-me-fouristrade-te-re.png
Por planet e kompanisë Fiat, kompania nënë e Maseratit, përfishjnë edhe një veturë 5-vëndshe, bazuar në platformën e Chrysler LX/LY, e njëjta platformë që ndodhet në Dodge Challenger.
Pas veturës dhe fouristradës së vogël, vjen një fouristradë paksa më e madhe, e quajtur ‘Levante’. Kjo e fundit do të jetë verzioni i prodhuar i një koncepti i vitit të kaluar, të quajtur ‘Kubang’.
‘Levante’ do të konkurojë me më të mirat e segmentit, si Audi Q7 dhe Porsche Cayenne. Por Q5-a e Audit dhe Macan-i i Porsche-s kanë bërë që Maserati të rishikojë edhe njëherë planet e saja. ‘Car & Driver’ raporton se foursitrada e vogël e Maseratit do të bazohet në platformën e ‘Giulietta’-s së Alfa Romeos.
Edhe pse jo akoma e vendosur, fouristrada e Maserati-t pritet të ndërtohet në Detroit. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top