Tech.al : Facebook tani lejon statuse më të gjata

Al-Punk

Still here
Twitter, sic e dinë pothuajse të gjithë, kufizon statuset tuaja në 140 karaktere. Po Facebook? Facebook e përqesh Twitter me kufizime të tilla. Në Facebook, 140 karaktere është vetëm një ‘kollitje’.
Të Mërkurën, Facebook njoftoi se kufizimi i statusit është ngritur në më shumë se 60.000 karaktere. Fiks 63.206. Asnjë më shumë.
Por edhe Facebook ka pasur kufizime të vogla. Deri në Mars të 2009-s, kufizimi ishte vetëm 20 karaktere më shumë se Twitter, 160. Më pas ajo ndryshoi tek 420 karaktere. Këtë behar që kaloi, kufizimi u ngjit nga 500 në 5.000, dhe tani kufizimi ka shkuar në stratosferë.
Deri tani vetëm një person e ka provuar këtë kufizim. Ky person ka shkruar 60.000 karaktere me fjalë koti, por ka edhe 3.206 karaktere për të shtuar.
Përse do t’i përdorit ju 63.206 karaktere në Facebook? Lini një koment më poshtë.


Lexo te plote tek ...
 
Top