Tech.al : Facebook më në fund mbi Orkut në Brazil

Al-Punk

Still here
Facebook ‘tërhoqi’ më shumë se 36.1 miliona vizitorë Brazilianë në Dhjetor të 2011-s, sipas comScore. Kjo është pothuajse 2 miliona më shumë se lideri rival i Google, Orkut.
Në muajin e shkuar Facebook ka bërë një progres të madh në Brazil në muajet e fundit, por fakti që tani është më i përdorur se Orkut tregon edhe më qartë synimin e Facebook për një dominim botëror.
Por kjo s’do të thotë se rivali Google ka ‘vdekur’ në Brazil. Edhe pse jo me të njëjtën rritje si Facebook, edhe numri i vizitorëve unikë të Orkut pësoi një rritje prej 5 për qind nga viti në vit.

Rrjetet shoqërore në Amerikën Latine janë aq të përdorura sa ka vënd edhe për rrjete të tjera të mëdhaja. Në fakt, Twitter ka 12.5 miliona përdoruesa Brazilianë. Madje edhe rrjeti më i ri i Google, Google+ ka arritur deri në 4.6 miliona përdoruesa.
Fakti që Facebook ka pësuar një rritje prej 192 për qind nga viti në vit është një lajm i mrekullueshëm për Mark Zuckerberg. Edhe pse tregu Amerikano Verior ka ‘shteruar’, tregje si ai Brazilian dhe Indian do e ndihmonin shumë Facebook-un të arrijë 1 Miliardë përdoruesa deri në Gusht.
Një lajm tjetër akoma më i mirë për Facebook është se përdoruesit shpezojnë mesatarisht rreth 285/ditë në rrjetin shoqëror.


Lexo te plote tek ...
 
Top