Al-Punk
Still here
Tre egzekutivë kyç të Facebook kanë dhënë dorëheqjen të Mërkurë. Spekulimet janë se kjo ka ardhur për shkak të çmimit shumë të ulët që po përjetojnë aksionet e Facebook si kompani publike.
Drejtori i Parteriteteve të Platformeë Ethan Beard, Drejtorja e Platformës së Marketingut Katie Mitic, dhe Manaxheri i Marketingut të Platformës të Celularëve Jonathan Matus kanë qënë tre personat që kanë dhënë dorëheqjen në ‘timeline’-at e tyre.
Asnjë nga tre personat nuk ka dhënë ndonjë arsye për largimin, por janë shprehur të kënaqur për kohën që kanë kaluar tek Facebook, por koha e tyre tek Facebook ka mbaruar, dhe është koha për ata të ndjekin hapa të tjera.
Javën e kaluar Facebook njoftoi se kishte humbur $157 Miliona, në të ardhura prej $1,18 Miliardë në çerekun më të fundit të kompanisë. Aksionet e Facebook kanë rënë në nivelin më të ulët që ka pësuar kompania që nga Maji i këti viti kur u bë kompani publike në SHBA.
Dorëheqja e këtyre tre egzekutivëve nuk është një gjë e lehtë për kompaninë. Në Qershor, CTO (Chief Technology Officer) Bret Taylor dha dorëheqjen, pasi do të fillonte kompaninë e vet. Manaxheri i produksionit të ‘Open Graph’ Carl Sjogreen dha dorëheqjen muajin e kaluar, dhe drejtori i Lidhjeve me Publikun për Facebook Barry Schnitt hoqi dorë nga Facebook në Maj për t’u bashkuar Pinterest. /Tech.Al/
Lexo te plote tek ...