Tech.al : Emirates Airlines ‘tradhëton’ iPad-in për Windows 8

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Emirates Airline tani për tani është një nga kompanitë ajrore më të mëdha në botë. Tashmë ata kanë vendosur të futen në aksionin e tabletave, duke ndaluar përdorimin e iPad-ave në bord, dhe duke i zëvëndësuar ato me tableta me Windows 8.

Qëllimet e Emirates Airline janë të shpërndajnë rreth 1.000 pajisje për ekipet e tyre në bord. Këto tableta do të përdorin një aplikacion të vetë kompanisë, të quajtur KIS (Knowledge Driven Inflight Service), e cila asiston stjuardesët për një shërbim më të mirë për udhëtarët, në mënyrë që Emirates të vazhdojë të shquhet për standardet e saj cilësore në shërbimet e udhëtimit.
Programi ‘KIS’ është përshkruar si një “zgjidhje e plotë për stjuardesët dhe menaxhimin e klientëve”. Ky shërbim i mundëson ekipit në bord për të aksesuar informacione të ndryshme të cilat lejojnë që ata të bëjnë eksperiencën e udhëtimit sa më të mirë dhe të rehatshme.
Këto tableta thuhet të jenë nga kompania HP, dhe do të jenë pikërisht tabletat ElitePad 900, që do të fuqizohen nga Windows 8 Enterprise. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top