Tech.al : DropBox arrin 100 miliona përdoruesë

Klajdi Hëna

Forumium praecox
DropBox ka tani 100 miliona përdoruesë.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim blogu Drew Houston, themeluesi dhe Shefi Egzekutiv i kompanisë. z.Houston gjithashtu ka theksuar se sa lartë është ngjitur kompania e ‘ruajtjes në re’ krahasuar me pesë vjet më parë kur atij i erdhi ideja për kompaninë sepse harroi në shtëpi USB-në.
Që atëherë, DropBox ka arritur të marrë mbi $250 milionë në investime, dhe mendohet të ketë një vlerë prej $4 miliardë. DropBox ka hasur një konkurencë shumë të madhe në vitet e fundit, si nga Box dhe SugarSync, por edhe nga gjigandët e teknologjisë si Apple, Microsoft, dhe Google, që kanë lëshuar shërbimin e tyre të ruajtjes në re.
Por ky konkurim nuk e ka ndaluar DropBox. Përkundrazi, DropBox ka arritur të rritë numrin e përdoruesave edhe më shumë. Në një intervistë për The New York Times, Houston ka thënë me plot modesti se disavantazhi i kompanive konkurrente është se ato janë shumë të zëna duke krijuar një shërbim që DropBox e ka pasur katër vjet më parë. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 

Al-Punk

Still here
Kam pershtypjen qe shumekush heziton te perdore sherbime te tjera si rasti i Google ku askush nuk do qe te kete gjithcka nen te njejten kompani duke i dhene kontrol te plote mbi jeten e tij. Te pakten ne shume vende perendimore, Privacy eshte nje teme shume sensitive.
Ndersa Box.com ka nje sinkronizim me Office tools dhe mendoj qe nuk ishte i bere ne menyren e duhur.

Dropbox suksesin mendoj e ka ne prakticitetin e sinkronizimit te nje folderi, pa u ngaterruar me software e integrime te tjera.
Personalisht jam fans i tij, megjithese ne fillim konsideroje SkyDrive e te tjera zgjidhje si me te mira pasi te ofronin me shume hapesire.
 

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Edhe une e kam perdorur DropBox Mandi, dhe vazhdoj t'a perdor, por personalisht nuk mund t'a krahasoj dot me sherbimet e tjera, sepse nuk i kam provuar ato.

Sa per privacy, shumica e popullsise per mendimin tim nuk jane shume te edukuar kur vjen puna tek kompjuterat, qe do te thote se jo shume i kushtojne rendesi privatesise; pra sepse nuk dine me mire, jo se nuk duan.
 
Top