Tech.al : Cili është ndryshimi midis 3G dhe 4G?

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Tek postimi jonë rreth 5G-së, një lexues na pyeti se cilat ishin veçoritë e teknologjisë 4G, apo LTE.

3G vs. 4G: Çfarë janë?
Së pari, “G”-ja qëndron për gjeneratën e teknologjisë të celularëve, e cila është instaluar në celularë dhe rrjetet e celularëve. Çdo ‘G’ zakonisht kërkon një telefon të ri, dhe për rrjetet të bëjnë modernizime të shtrenjta. Dy të parat ishin celularët analogë (1G) dhe celularët dixhitalë (2G), siç janë tani Eagle Mobile, apo Plus (AMC dhe Vodafone kanë shtrirë rrjetin e tyre 3G pothuajse në të gjithë vendin).
Gjenerata e tretë e rrjeteve të celularëve, apo 3G, erdhi së pari në Amerikë në 2003-shin, në një kohë kur celularët sapo kishin filluar të popullarizoheshin në vendin tonë. Minimumi i shpejtësisë të Internetit ishte 144 Kbps (Kilobytes për sekondë), dhe qëllimi i tyre ishte të sillnin ‘mobile broadband’, ose internet në celular.
Por tani teknologjia e 3G-së ka avancuar aq shumë, sa një lidhje 3G tani mund të ketë një shpejtësi nga 400Kbps, deri në 10 herë më shumë se të.
Gjeneratat e reja zakonisht sjellin teknologjira të reja, kapacitete më të mëdha rrjetesh, dhe potencial për kualitet zëri sa më të mirë.
Celularët 4G duhet të jenë edhe më të shpejtë se ata 3G, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Ka aq shumë teknologjira të ndryshme të quajtura ’4G’, dhe aq shumë mënyra për t’i përdorur ato, sa që termi është pothuajse i pakuptimtë. Bashkimi Internacional i Telekomunikacioneve (The International Telecommunications Union) u mundua që të vendoste disa kritere për të quajtur një rrjet 4G, por BIT u shpërfill nga kompanitë, dhe më vonë BIT hoqi dorë nga kjo çështje. Teknologjitë e 4G-së përfshijnë HSPA+ 21/42, WiMAX, dhe LTE, edhe pse shumë njerëz konsiderojnë vetëm këtë të fundit si teknologji 4G të vertetë. Dhe ka të tjerë që thonë se asnjë nga këto nuk është aq e shpejtë sa të kualifikohet për 4G.
Ka një rregull që duhet ndjekur: Çdo gjeneratë do të ofrojë shpejtësi Interneti më të larta, por vetëm ndërmjet rrjetit. P.sh. kur kompanitë Shqiptare të arrinë tek 4G-ja, 4G-ja e AMC-së do të jetë më e shpejtë se 3G-ja e AMC-së, por nuk do të thotë se do të jetë më e shpejtë se 4G-ja e Vodafonit, e kështu me radhë.
Pra këto ishin dhe paqartësitë e 3G-së dhe 4G-së, por që në Shqipëri kjo çështë nuk na prish punë tani për tani. Duhet theksuar se 4G-ja është e gatshme vetëm në disa qytete të Amerikës, dhe pritet të vijë në Mbretërinë e Bashkuar nga muaji në muaj. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top