Tech.al : Cfarë shfletuesish perdorin webmasterat shqiptarë? [ANALIZE]

Al-Punk

Still here
Ashtu siç ju kemi njoftuar edhe më parë, në rubrikën Analiza do të postohen analiza dhe fakte të ndryshme nga bota e Internetit, në Shqiperi e më gjërë. Në bashkpunim me Webmaster.al, forumin më aktiv shqipfoles, dedikuar fushës së gjërë të webit, eshte kryer një analizë duke parë trafikun e 6 muajve të fundit. Në përllogaritjet e mëposhtme janë marrë në konsideratë vetëm shqiptarët nga Shqipëria si dhe nga trojet e tjera shqiptare.

Ashtu siç mund të shihet dhe nga të dhënat e mësipërme, Google Chrome është ndjeshëm superior ndaj Mozilla Firefox me 52.38% ndërsa Firefox është me 34.38%. Vlen për t’u përmëndur gjithashtu përqindja e ulët e Internet Explorer me vetëm 8.54%.
Falë teknologjisë së avancuar si dhe smartphoneve apo tabletave në Shqiperi, vlen të permënden dhe disa statistika të mbledhura në të njëjtën periudhë, ku kryeson iPhone i ndjekur nga Android ndërsa në pozicionin e trete renditet iPad. Një fakt tepër interesant janë dhe Smart TV-të, të cilat bëjnë pjesë në statistikat e mbledhura.


Shënim: Grafikët e mësipërm janë rezultat i përllogartjeve të një mase prej 250 mijë vizitorësh unik në 6 muajt e fundit, shifer kjo mëse e mjaftueshme për të krijuar një shëmbull konkret përsa i përket përdorimit të shfletuesve në Shqipëri e në trojet e tjera shqipfolëse

Lexo te plote tek ...
 
Top