Al-Punk
Still here
SOPA është shkurt për ‘Stop Online Piracy Act’, e cila është një propozim për projekt-ligj në kongresin Amerikan, që pritet të pranohet ose jo nga presidenti Barack Obama nga fillimi i 2012-s. Ky është një propozim për të ndaluar piraterinë në SHBA, por në fakt heq kuptimin e plotë të fjalës ‘Free Speech’, ose liria e fjalës, e cila është një nga bazat kryesore e themelimit të kushtetutës Amerikane.
SOPA e thotë shumë qartë se cdo faqe në Internet që menaxhohet, hostohet, lexohet, dhe publikohet në SHBA është përgjegjëse për gjithcka që postohet në atë faqe nga përdoruesi/përdoruesat e asaj faqeje. Faqet si Facebook, Youtube, Twitter, Reddit, Wikipedia, dhe cdo faqe tjetër që bazohet në përmbajtje nga vetë përdoruesat, NUK MUND të egzistojë nën këtë ligj. Pra, me një fjalë, n.q.s SOPA pranohet nga z.Obama, nuk do të kemi më këto faqe, ose do të jetë shumë e limituar përmbajtja e tyre. Dhe n.q.s kjo gjë ndodh, atëherë këto faqe do të zëvëndosohen me faqe në të cilat duhet të paguash për të patur hyrje, p.sh. duhet të paguash për të marrë informacion nga një enciklopedi, sic është ajo tani, Wikipedia, por që është falas.
Shumë kompani gjigande të medias e mbështetin këtë reformë. Këto kompani përfshijnë kompanitë e filmave, artistët e muzikës, zhvilluesit e programeve, etj, të cilët humbasin me miliarda dollarë cdo vit për shkak të piraterisë.
Por n.q.s ti nuk jeton në Amerikë, a ka ndonjë efekt mbi ty ky propozim n.q.s aprovohet në projekt-ligj? Sigurisht. Sepse sic e përmendëm edhe më lart, faqet e mëdha si Youtube, Facebook, Google, etj, të cilat janë faqe që disa nga ne i përdorin cdo ditë, do të ishin të detyruara të filtronin përmbajtjen e tyre. Pra me një fjalë, Interneti nuk do të ishtë njësoj!
Lexo te plote tek ...