Tech.al : Autobuzi 30-metërsh, më i gjati në botë

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Kur Kina zbuloi autobuzin 25-metërsh, ajo i la të gjithë të mahnitur, sepse ky ishte më i gjati në botë. Deri më sot. Dresden, kryeqyteti i Shtetit të Lirë të Saksonisë në Gjermani, ka njoftuar se do të mposhtë Kinën në këtë fushë.

Qyteti ka eksperimentuar autobuzin ‘Autotram Extra Grand’, një autobuz prej 30 metra të gjatë. Autobuzi mban deri më 256 udhëtarë, dhe mund të drejtohet nga çdo shofer autobuzi, pra nuk duhet ndonjë patentë speciale. Kjo falë një sistemi kompjuterik që e bën manovrimin shumë të lehtë.
Instituti i Fraunhofer për Transport dhe Infrastrukturë nuk ka asnjë frikë për manovrimin e autobuzit në trafikun e qytetit. Në fakt, shqetësimi i vetëm është efekti që një autobuz kaq i gjatë do të ketë në trafikun e qytetit.
Autobuzi është shumë më i lirë se një tren, kështu që këta autobuza mund të shfaqen në shumë vënde të botës. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top