Tech.al : Apple tani në gjyq edhe me Motorola-n

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Motorola Mobility, pjesë tashmë e Google, Inc. ka hedhur në gjyq kompaninë Apple, duke pretenduar se kjo e fundit ka thyer rregullat e përdorimit të patentave në veglat e saj, duke përfshirë edhe Siri-n.

Ankesa tek ‘Komisioni i Tregëtisë Internacionale të SHBA-së’ pretendon shkelje të shtatë patentave të Motorola Mobility, dukë përfshirë freskuesin e vëndndodhjes, njoftimet me email, dhe ‘phone/video players’. Qëllimi i Motorola-s është që të ndalojë shitjet e mjeteve të Apple në SHBA, duke përshirë këtu iPhone, iPad, dhe kompjuterat MAC.
“Ne dëshirojmë që këto konflikte patentash t’i sqarojmë larg gjyqeve, por mos-dëshira e Apple na ka lënë pa zgjedhje tjetër veç se të mbrojmë veten dhe inovimet e inxhinjerëve tanë në gjyq,” ka thënë Motorola në një email.
Apple në anën tjetër është përgjigjur duke thënë se Motorola kërkon kushte të pa arsyeshme. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top