Tech.al : App Store tani në Shqipëri, dhe 31 shtete të tjera

Al-Punk

Still here
Kur Apple lëshoi iPhone 3G në 2008-n, në të njëjtën kohë lëshoi edhe dyqanin e aplikacioneve, ‘App Store’. Sot e kësaj dite, dyqani përmban qindra dhe mijëra aplikacione, shifra që i japin Apple një avancim në konkurimin me kompanitë e tjera.
Disa javë më përpara, shefi egzekutiv i Apple Tim Cook, njoftoi se dyqani i aplikacioneve do të ishtë i gatshëm edhe në 32 vënde të tjera të botës. Nuk ishte ende e qartë data egzakt, por tani është konfirmuar se App Store ka dalë edhe në Shqipëri.
Ja dhe lista e plotë e të gjitha vëndeve:
Shqipëria, Benini, Bhutani, Burkina Faso, Kamboxhia, Kejp Verde, Cadi, Republika e Kongos, Fixhi, Gambia, Guinea-Bissau, Kirgistani, Laosi, Liberia, Malavi, Mauratania, Shtetet Federale të Mikronezisë, Mongolia, Mozambiku, Namibia, Nepali, Palau, Papua Ginea e Re, Sao Tome dhe Principe, Syshelles, Sierra Lione, Ishujt Salomon, Suejzilandë, Taxhikistan, Turkmenistan, Ukrainë, dhe Zimbabuej. (Përkthimi i shteteve nga Anglishtja në Shqip nuk mund të jetë i saktë. Ju kërkojmë ndjesë)
Cfarë mendimi kini?

Lexo te plote tek ...
 
Top