Tech.al : Anonymous kërcënon Sony-n

Al-Punk

Still here
Duket sikur kompania e regjistrimeve të domeneve dhe hosting GoDaddy nuk është e vetmja kompani që ka tërhequr vëmendjen e përdoruesave të Internetit për përkrahjen e SOPA-s. Tani edhe kompania gjigande Sony gjithashtu mbështet SOPA, dhe grupi anonim me nofkën Anonymous nuk e pëlqen shumë këtë gjë.
Grupi i hackerave ka postuar një mesazh ku kërcënon Sony-n, si dhe artistat e rekordit të Sony si Justin Beiber dhe Lady Gaga, n.q.s kompania vazhdon mbështetjen e SOPA.
Ja dhe mesazhi:
Përshëndetje, SONY.
Ne jemi Anonymous.
Na kanë njoftuar se ju keni zgjedhur të mbështetni Stop Online Piracy Act. Ky projektligj, po u aprovua nga presidenti Amerikan Barack Obama, do të ndalojë shumicën e bizneseve online dhe do ndalojë aksesimin e shumë faqeve. Mbështetja e SOPA është njëlloj si të hedhësh një kompani nga ura. Mbështetja juaj e SOPA është një autorizim për vdekjen e SONY Company dhe Associates. Prandaj ne kemi vendosur të shkatërrojmë kompaninë tuaj. Do e zhdukim kompaninë tuaj nga Interneti. Bëjuni gati të shuheni. Drejtësia do të vendoset, dhe do të jetë për njerëzit. Sony, jeni paralajmëruar.
Për ata që dyshojnë tek fuqitë tona: Ne shkatërruam serverat e Bankës Amerikane, Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së, Kombet e Bashkuara, dhe Lockheed Martin… në një ditë.
Gjithashtu kemi deklaruar luftë edhe mbi Justin Beiber, Lady Gaga, Kim Kardashina, dhe Taylor Swift.
Operacioni Blackout, angazhuar.
Operacioni Mayhem, angazhuar.
Operacioni LulzXmas, angazhuar.
Ne jemi Anonymous.
Ne jemi Legion.
Ne nuk falim.
Ne nuk harrojmë.​
Ja dhe videoja:

Lexo te plote tek ...
 
Top