Klajdi Hëna
Forumium praecox
Mbretëria e Bashkuar është pothuajse gati për shërbimet 4G, ose rrjetet LTE. 4G është gjenerata e re e shërbimeve të celularëve, që vjen pas 3G-së. Shqipëria deri tani ka arritur vetëm në këtë të fundit.
Por Mbretëria e Bashkuar kërkon që hapin tjetër në zonën e 5G-së ta ‘hedhë’ vetë ajo, dhe jo Amerika, apo ndonjë shtet tjetër. Për këtë, qeveria Angleze do të ndërtojë Qëndrën për Novacionin e 5G-së, ose “5G Innovation Centre”, e cila do të ndërtohet në Universitetin e Surrey-it.
Qeveria Angleze ka njoftuar se do të ketë në dispozicion rreth 18,6 miliona dollarë për këtë qëndër, dhe një shifër prej 38,5 miliona dollarësh që do të vijnë nga grupet e industrisë si Huawei, Samsung, Telefonica, Rohde & Schwarz, Fujitsu, dhe të tjera. Paratë do të lejojnë hulumtimet të shkojnë përtej koceptit dhe teorisë, me qëllimin që të gjithë partnerët e lartpërmendur të punojnë së bashku për të zhvilluar dhe standartizuar teknologjinë 5G, të cilën Universiteti Surrey e ka lakmuar për disa vjet tani.
Hulumtimet do të fokusohen në efikasitetin e energjisë dhe spektërit, si dhe shpejtësi për rrjetin akoma jo të njohur. Qëllimi tani për tani është që të arrihet një shpejtësi prej 200 Mbps (Megabytes për sekondë) për çdo lidhje.
Për ju që jeni duke u përshtatur teknologjisë 3G të ofruar nga AMC dhe Vodafone, madje dhe ju me 4G në Amerikë, mos u ‘rrëmbeni’. Keni akoma kohë për teknologjinë e re. 5G-ja mund të jetë rreth një dekadë më vonë. Ndoshta do të kemi 4G në Shqipëri deri atëherë.
Kështu që keni kohë për t’u menduar për zgjedhjen tuaj, iPhone 16 apo Galaxy S 15. /Tech.Al/
Lexo te plote tek ...