Tech.al : AEDS ‘mouse’-i i parë ishte prej druri?

Klajdi Hëna

Forumium praecox
‘Miu’ kompjuterik është një nga pajisjet më të nevojshme në fushën e kompjuterave sot. Kjo pajisje e vogël, dhe e klikueshme është arsyeja që ne mund të shfletojmë rrjetet sociale, të kërkojmë në Google, dhe të luajmë poker në Facebook.
Sot, ‘minjtë’ vinë në shumë variacione të ndryshme, si në formë, peshë, funksione, etj. Por nuk ka qënë gjithmonë kështu.
‘Trackball’-i është vetija kyçe e një ‘miu’. Dhe ‘trackball’-i i parë daton më 1952-shin, dhe përdoreshe në Navy-n e Kanadasë. Edhe pse nuk ishte tamam një ‘mi’ si ata të sotëm, ajo ishte në fakt një top për bowling, që ishte bashkuar me një sistem shumë të ndërlikuar, e cili mund të ndiente lëvizjet e topit, dhe të imitonte ato lëvizje në një ekran. Por kjo ishte një sekret i ushtrisë, dhe nuk mund të përdoreshe kudo.
Njëmbëdhjetë vjet pas dizajnit të ushtrisë, Douglas Englerbart u bë babai i ‘miut’ modern. Ai ndërtoi një mjet të përbërë me bazë druri, duke përdorur dy rrota për të lëvizur para dhe mbrapa. Ky ishte ‘miu’ i parë që mund të përshtatëshe për dorën e përdoruesit.
Në 1983-shin, edhe Apple ju bashkangjit ‘lojës’ të ‘minjve’. ‘Miu’ i Apple përdorte teknologjinë e ‘trackball’-it, dhe përdorte vetëm një buton të vetëm, horizontal. Ky ‘mi’ punonte vetëm me kompjuterin e Apple që quheshe ‘Lisa kompjuter’, dhe kushtonte rreth $10.000 në atë kohë.
‘Miu’ më popullor, që vazhdon akoma të përdoret edhe sot, nuk arriti deri në 1991-shin, kur Logitech lëshoi ‘miun’ e parë wireless. Ky ‘mi’ u quajt ‘Cordless MouseMan’, dhe ishte i pari të përdorte sinjalet e radios, dhe mund të lëvizte edhe sikur kompjuteri të mos ishte në kontakt direkt. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top