Tech.al : 75% E Botës Me Celularë

Al-Punk

Still here
Sipas një studimi të bërë nga ‘World Bank’, rreth tre çereku i popullsisë të botës ka të paktën një celular. Numri i abonimimeve të celularëve ka arritur qiellin këto 12 vitet e fundit.
Në 2000-n, kishte më pak se 1 miliardë abonime me celular, kurse sot ai numër arrin 6 miliardë, pra ky numër është 6 herë më i madh se 12 vjet më përpara. Vetëm vitin e kaluar përdoruesat e celularëve shkarkuan më shumë 30 miliarda aplikacione.
Shumica e abonimeve të celularëve sot, plot 5 miliardë, janë në vëndet që janë duke zhvilluar, një shënjë kjo që tregon sa e rëndësishme është teknologjia e celularëve në këto vënde.
“Komunikimet e celularëve ofrojnë hapësira të pafundta për avancimin e zhvillimit ekonomik – duke filluar nga informacioni i shëndetit të dikujt, deri ku mund të paguajmë me celularë, të krijojmë punë, dhe të stimulizojmë pjesëmarrjen e personave në proceset demokratike,” ka thënë zëvendës presidentja e World Bank Rachel Kyte.

Lexo te plote tek ...
 
Top