Klajdi Hëna
Forumium praecox
Roboti 2.5 Miliard-Dollarësh i NASA-s ka zbarkuar në Mars, dhe tashmë është duke dërguar foto nga Marsi në Tokë. Ja pesë fakte që mund t’ju habitin rreth robotit.
1. Lazera
Koka dhe qafa e ‘Curiosity’-t (emri i robotit) ‘përbëhet’ nga një reze lazeri që ka aftësinë të avullojë sende që gjënden në terrenin Marsian, si p.sh. gjërat e ngurtëta. Kjo aftësi vlen për 7 metra. Me anë të kësaj, NASA që nga Toka mund të analizojë gjeologjinë e Marsit, të shofë n.q.s ka pasur jetë më përpara, dhe të analizojë potencialin biologjik të sendeve që gjënden në planetin e huaj, dhe të zbulojë nëse dheri i Marsit është toksik apo jo.
2. ‘Më pak i fuqishëm’ se iPhone 4S
Për ju që keni në pronësi një iPhone 4S, ky lajm do t’ju bëjë ndjeheni shumë mirë. iPhone 4S ka katër herë më shumë fuqi kompjuterike se ‘Curiosity’, i cili ka pothuajse vetëm 200 MHz CPU. Në krahasim, iPhone 4S ka një procesor prej 800MHz. ‘RAM’-i i ‘Curiosity’-t është vetëm 260MegaByte, dhe 2 GigaByte ‘magazinim’. iPhone ka 512 MegaByte ‘RAM’ dhe deri në 64 GigaByte ‘magazinim’. Por megjithatë, ‘Curiosity’ ka shumë kompjutera në bordin e tij, në rast se nuk funksionon njëri prej tyre, dhe të gjitha kompjuterat e tij janë të aftë të mbrohen nga radiacioni i madh.
3. Fuqi bërthamore
Për shkak të mosbesueshmërisë në fuqinë diellore, skeleti 900-kilogramshëm i ‘Curiosity’-t mbështetet nga një sistem i fuqisë bërthamore të quajtur ‘Multi-Mission Radioisotope Thermoelectric Generator’. Kjo ‘uzinë’ e fuqisë bërthamore është në gjëndje të prodhojë elektricitet nga plutoniumi 238-dioksid për deri në 14 vjet, e cila është më shumë se e mjaftueshme, duke marrë parasysh se ‘Curiosity’ është planifikuar të qëndrojë në planetin e huaj vetëm 23 muaj.
4. Laboratori i brëndshëm
Çdo send që NASA e konsideron si të ‘çmuar’ për analizim do të futet në ‘CheMin’, një laborator i brëndshëm që gjëndet brenda robotit. ‘CheMin’ përdor një rreze ‘X-Ray’, e cila ndriçohet në gurët e testimit të marra nga Marsi. ‘X-Ray’-ja do të lejojnë gjeologjistët e NASA-s të përcaktojnë përbërjen kristaline të gurëve. Shumë gjëra nga e shkuara e planetit të kuq do të mësohen nga përdorimi i kësaj lloj teknologjie, që nuk është përdorur më përpara në ekspeditat në Mars.
5. ‘Breshka’
Edhe pse ‘Curiosity’ do të qëndrojë të paktën 2 vjet në Mars, roboti pritet të përshkojë një distancë prej vetëm 3 deri në 12 milje, ose 5 deri në 20 kilometra, gjatë gjithë misionit të tij. Kjo do të thotë se do të ketë një shpejtësi prej 0,00029 KmH (kilometra në orë) dhe 0,000118 KmH. Por nuk po qortojmë kësaj radhe, meqë i bëri 563.270.400 kilometra për të mbërritur në planetin e huaj. /Tech.Al/
Lexo te plote tek ...