Tech.al : 22 Gusht – Si Sot Në Tech

Klajdi Hëna

Forumium praecox

Më 22 Gusht, 1849 Austria filloi sulmin e parë në ajër në histori, kur ajo sulmoi qytetin e Venice me balona të pa-komanduara nga askush.

Më 22 Gusht, 1902, u themelua kompania e prodhimit të makinave, ‘Cadillac’.
Cadillac ishte më përpara pjesë e ‘Henry Ford Company’, kur Henry Ford vendosi që të mos vazhdonte më me kompaninë ‘Cadillac’. Në prag të shitjes të kompanisë, Henry Leland arriti të bindë William Murphy dhe Lemuel Bowen, financiarët e kompanisë ‘Cadillac’ në atë kohë.
Pasi Henry Ford e la pas dore kompaninë, kompanisë iu desh një emër i ri. Kështu që më 22 Gusht, 1902, ajo mori emrin që mban edhe sot e kësaj dite, ‘Cadillac Automobile Company’.

Po në të njëjtën datë, më 22 Gusht, 1902, Presidenti i 26 i SHBA-së, Theodore Roosevelt, u bë presidenti i parë që të voziste në një makinë në publik. Kjo ndodhi në Hartford, të shtetit të Connecticut. Makina ishte e llojit ‘Columbia Electric Victoria Phaentom’, e prodhuar po në Hartford.

Më 22 Gusht, 1989, u zbulua unaza e parë e planetit Neptun.

Më 22 Gusht, 2007, boti ‘Storm’ për mesazhe ‘spam’, i krijuar nga ‘Storm Worm’, dërgoi më shumë se 57 miliona emaile në një ditë, duke vendosur një rekord botëror.
/Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top