Tech.al : 13 Aplikacionet Më Të Mira Të 2011-s Për iPhone & iPad

Al-Punk

Still here
Edhe pse janë rreth 600.000 aplikacione në dyqanin e Apple për iPhone dhe iPad, secila prej këtyre aplikacioneve kryen një punë të ndryshme. Sot kemi zgjedhur 13 aplikacionet më të mira të 2011-s për iPhone dhe iPad.
1. Flipboard
Ky aplikacion u lëshua ekskluzivisht për iPad vitin e kaluar. Këtë muaj, Dhjetor, u lëshua edhe për të gjitha mjetet me iOS. Qëllimi i këtij aplikacioni është të funksionojë si një revistë sociale. D.m.th. ky aplikacion mbledh informacione nga rrjetet sociale dhe faqe të tjera interneti, dhe i shfaq ato në formën e një reviste.
2. Photosynth
Photosynth është një aplikacion i zhvilluar nga gjigandi Microsoft. Ky aplikacion lejon përdoruesat të bëjnë foto panoramatike në 360 gradë, thjesht duke lëvizur kamerën.
3. SoundTracking
Ky aplikacion shumë i avancuar dhe i ‘inteligjent’ identifikon këngën që përdoruesat po dëgjojnë.
4. Google Translate
Ky aplikacion është një mjet shumë i mirë për të përkthyer dicka nga celulari jot, kur nuk je afër një kompjuteri. Përkthimet mund të bëhen edhe duke i folur fjalët që kërkon të përkthesh. Përkthimet mund të bëhen në 63 gjuhë.
5. SkyView – Explore the Universe
Ky aplikacion astronomik shfaq yjet, planetet, dhe satelitët që nuk shihen në mënyrë tjetër.
6. GarageBand
Ky aplikacion është për ata që janë në dashuri me muzikën. Aplikacioni ju lejon të rekordoni muzikë në celularin tuaj. Aplikacioni është zhvilluar nga vetë Apple.
7. Tiger Woods: My Swing
Ky aplikacion ju lejon të shikoni të gjitha arritjet e mëdha të golf-erit të madh profesional, Tiger Woods.
8. iMuscle
Ky aplikacion ju ndihmon me humbjen e peshës dhe të qënit i shëndetshëm. Aplikacioni mat rrahjet e zemrës dhe vendos sa kalori keni djegur gjatë një ushtrimi. Ky aplikacion gjithashtu ka më shumë se 450 ushtrime të ndryshme që ju mund të bëni.
9. Snapseed
Ky aplikacion ju ndihmon me redaktimin dhe ndryshimin e fotove. Shumë efekte të ndryshme janë të përfshira me aplikacionin që ju mund të përdorni për të edituar fotot tuaja.
10. Super 8
Super 8 është një inovacion për publicitet. Ju lejon të incizoni video me efektet e filmit Hollywood-ian Super 8.
11. Spotify
Ky është një aplikacion që punon si një librari për muzikën tuaj në celular.
12. Pinterest
Ky aplikacion lejon përdoruesat të krijojnë buletine virtuale, njëlloj më lehtësinë e Tumblr.
13. Quora
Ky aplikacion është një shtesë e faqes popullore për pyetje dhe përgjigje, Quora.com. Aplikacioni përdor vendndodhjen tënde për të të dhënë ty më shumë informacione rreth gjërave që ndodhen rreth e rrotull teje. P.sh. n.q.s ndodhesh në Paris, pranë kullës Eifel, ky aplikacion të jep më shumë informacione rreth kullës Eifel.

Lexo te plote tek ...
 
Top