Tech.al : 11 Statistika të Twitter-it

Al-Punk

Still here
Edhe pse Twitter nuk është dhe shumë i përhapur në Shqipëri, shumë shpejt do të bëhet, njësoj si Facebook-u. Sot kemi mbledhur 11 statistika që mund t’ju interesojnë ju rreth Twitter-it.
1. Twitter ka tani 100 Milionë përdorues aktivë c’do muaj.
2. Twitter ka 50 Milionë përdorues c’do ditë.
3. Twitter ka 200 Milionë përdorues të regjistruar.
4. Numri i përdoruesve që hynë në Twitter c’do muaj është ngjitur më shumë se 82% nga fillimi i vitit.
5. C’do muaj, 55 Milionë përdorues hynë në Twitter nga celulari apo tableta.
6. Twitter.com ka më shumë se 400 Milionë vizita në muaj.
7. Këtë vit, rritja e vizitave të Twitter.com është 40%.
8. 40 % e përdoruesve të Twitter nuk ‘cicërojnë’ cdo muaj, por thjesht ndjekin ‘cicërimat’ e të tjerëve.
9. Deri në fund të vitit pritet të regjistrohen edhe 26 Milionë përdorues të rinj.
10. C’do 5 ditë, ka rreth 1 Miliardë ‘cicërima’ në Twitter.
11. Twitter ka një rekord prej 8.900 ‘cicërima’/sekondë.
Gjithashtu kemi për ju edhe 5 momentet më aktivë të Twitter-it, ku ka pasur më shumë ‘cicërima’ për sekondë.
1. Finalja e Kupës së Botës për Femra ka pasur 7196 ‘cicërima’/sekondë.
2. Viti i Ri 2011 në Japoni ka pasur 6939 ‘cicërima’/sekondë.
3. Tërmeti Japonez i 11 Marsit ka pasur 5530 ‘cicërima’/sekondë.
4. Vdekja e Osama Bin Laden në 1 Maj ka pasur 5106 ‘cicërima’/sekondë.
5. Evenimenti më i ndjekur i Futbollit Amerikan, Super Bowl 2011 ka pasur 4064 ‘cicërima’/sekondë.

Lexo te plote tek ...
 
Top