Tech.al : 10 Gratë Më Influenciale Në Teknologji

Al-Punk

Still here
Pas marrjes së postit të kryetares egzekutive të Yahoo, Marissa Mayer tani është një nga dhjetë gratë më influenciale në teknologji.
Ja dhe lista me nëntë të tjerat.
1. Sheryl Sandberg – COO (Kryetarja e Operacioneve), Facebook

Sheryl Sandberg
Arritjet e Sheryl Sandberg nuk kanë fund. Disa nga pozicionet e saj kanë qënë kryetarja e stafit për Sekretarin e Thesarit të SHBA Larry Summers, zëvëndëse presidente e shitjeve dhe operacioneve tek Google, dhe momentalisht ajo është kryetarja e operacioneve tek Facebook. Pozicioni i tanishëm i ngarkon Sandberg detyrën për të siguruar që rrjeti shoqëror të bëjë lekë.



2. Katie Jacobs Stanton – Liderja e Strategjisë Internacionale, Twitter

Katie Jacobs Stanton
Udhëheqja e strategjisë internacionale të Twitter nuk është diçka e lehtë. Rreth 70% e përdoruesave të Twitter vinë nga jashtë Amerikës. Mikro-servisi ka tërhequr shumë njerëz të mëdhenj si Mbretëreshën Rania të Jordanisë, dhe presidentin francez Francois Hollande. Për të mos përmendur edhe impaktin që Twitter pati në kryengritjet në vëndet arabe, si dhe gjatë tërmetit dhe çunamit në Japoni në Mars të 2011-s. Znj. Stanton punoi tek Google deri në 2009-n, kur më pas u emërua nga presidenti Amerikan Barack Obama si drejtorja e pjesëmarrjes të qytetarit. Stanton ishte gjithashtu këshilluese speciale për zyrën e inovimeve tek departamenti i shtetit të SHBA-ve, deri sa ajo u punësua në 2010-n nga Twitter.

3. Marissa Mayer – Kryetare Egzekutive, Yahoo

Marissa Mayer
Njëra nga 20 punëtorët e parë të Google, dhe inxhinjerja e parë femër tek Google, Marissa Mayer ishte një nga të paktat fytyra publike të kompanisë. Marissa Mayer u diplomua nga universiteti prestigjoz Stanford. Në Prill të këtij viti ajo u nominua nga Wal-Mart, një nga supermarketet më të mëdhenj në botë, për të zënë një vënd në bordin e drejtorëve. Para disa ditësh ajo u emërua Kryetare Egzekutive e Yahoo, një kompani që po kalon disa kohë shumë të vështira në këto momente. Lexo lajmin e plotë rreth emërimit të saj tek Yahoo.

4. Arianna Huffington – Presidente, Huffington Post Media Group

Arianna Huffington
Themeluesja e The Huffington Post, Arianna Huffington është një nga gratë që ka lënë gjurmët e saj në media dhe teknologji. Pasi ajo shiti faqen e saj, The Huffington Post tek AOL për 315 miliona dollarë vitin e kaluar, ajo vazhdoi të rriste faqen, duke publikuar më shumë se 1.000 artikuj në ditë dhe duke thyer rekorde me numërat e lexuesave. Arianna lindi në 1950-n në Athinë, dhe u diplomua nga Cambridge University.


5. Virginia Rometty – Presidente dhe Kryetare Egzekutive, IBM

Virginia Rometty
Si kryetare egzekutive e IBM, një nga kompanitë më të mëdha teknologjike në botë, që vlen rreth $230Miliardë, influenca e Virginia Rometty ndihet përreth globit. Rometty ka punuar për IBM për më shumë se 30 vjet, dhe është gruaja e parë të udhëheqë një kompani teknologjie.




6. Jenna Wortham – Raportere, The New York Times

Jenna Wortham
Jenna Wortham punon si raportere për gazetën The New York Times, një nga gazetat më të vjetëra dhe më të respektuara në botë. Ajo mbulon seksionin e teknologjisë, dhe lajmet e saj mund të lexohen më shumë herë sesa të një raporteri tjetër. Disa nga lajmet më popullore që ajo ka shkruar janë protestat kundër SOPA , si dhe blerja e Instagram nga Facebook.

7. Meg Whitman – Kryetarja Egzekutive, Hewlett-Packard

Meg Whitman
Eksperienca e Meg Whitman në fushën e teknologjisë është diçka me të vertetë e mrekullueshme. Whitman mori përsipër eBay-n, në 1998-n. Pasi nuk fitoi dot në garën për guvernatore të Kalifornisë në 2010-n, ajo u bashkua bordit të drejtuesave të HP në Janar të 2011-s. 8 muaj më vonë, ajo u emërua si presidente dhe kryetare egzekutive e HP.



8. Cher Wang – Themeluese, HTC

Cher Wang
Kur vjen puna tek industria ‘wireless’, Cher Wang është pa dyshim gruaja më influenciale. Ajo themeloi një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të celularëve, HTC. HTC ishte kompania e parë të lëshonte një instrument me Android, të quajtur ‘HTC Dream’, në 2008-n. HTC ishte gjithashtu kompania e parë të lëshontë nje celular 4G, ‘HTC Evo 4G’. Forbes e vlerëson Wang $8.8 Miliardë, që e bën atë personin më të pasur në Tajvan.
9. Xeni Jardin – Partnere Themelimi, BoingBoing


Xeni Jardin
Xeni Jardin, një partnere themelimi të blogut të teknologjisë BoingBoing, është një nga gazetaret më të njohura në fushën e teknologjisë në dekadën e fundit. Ajo ka shrkuar për disa nga gazetat më të njohura në botë, siç janë Wired, NPR (National Public Radio, SHBA), The New York Times, dhe Los Angeles Times.
10. Kara Swisher – AllThingsD

Kara Swisher
Kara Swisher është një gazetare e blogut popullor ‘AllThingsD’, që ka të bëjë me teknologjinë. Ajo është një nga gazetaret më të respektuara në fushën e teknologjisë. Kara Swisher është e vetmja gazetare që ka mundur të intervistojë Bill Gates dhe Steve Jobs në të njëjtën kohë.

Lexo te plote tek ...
 
Top