Tech.al : 10 gjëra gjigande me më pak vlerë se Facebook

Al-Punk

Still here
Kur Facebook u bë kompani publike në Shtetet e Bashkuara, vlera e kompanisë arriti majat. Sot kemi mbledhur për ju një listë me 10 gjëra shumë gjigande, që vlejnë më pak se Facebook.
1. Ekonomia e Katarit
Shteti i Katarit, një nga vëndet më të pasur me naftë, ka një GDP që arrin $98 miliardë. Facebook ka një vlerë më të madhe se e gjithë ekonomia e këtij vëndi.
2. 6.3 muaj fast-food-i në SHBA
Sipas një sondazhi nga Mint, Amerikanët shpezojnë rreth $51.79 në fast-food në muaj. Shumëzo këtë numër me numrin e popullatës, 307.006.550, dhe merr $15.899.869.225. Shumëzo atë numër me 6.25, numrin e muajve, dhe merr $99.374.182.653. Pra Facebook ka një vlerë më të madhe se rreth 6.3 muajve fast-food-i në Amerikë.
3. Trajtimi i kancerit të gjirit për 6 vjet
Kanceri i gjirit i kushton SHBA-së rreth $16,5 milardë në vit. Shumëzo këtë me 6 vjet, dhe merr një numër që është më i vogël se vlera e Facebook-ut.
4. 120 Kulla Eifel
Sipas TV Show-ut të National Geographic, ‘Cmimi i të Pacmuarave’, ndërtimi i Kullës Eifel në Paris të Francës kushton rreth 480 miliona USD, dhe rreth 350 miliona USD për vëndin. Kështu që sipas llogarive, rreth 120 Kulla Eifel kanë një vlerë më të vogël se Facebook.
5. Buxheti i Brazilit për Udhëtim dhe Turizëm në 2011-n
Brazili ka një nga udhëtimin dhe turizmin më të madh në botë. Buxheti i 2011-s arrin në rreth $74 miliardë. Kjo e bën Facebook më një vlerë më të madhe se i gjithë buxheti i Brazilit për 2011-n.
6. E gjithë industria e kafesë në botë
Facebook ka një vlerë më të madhe se e gjithë industria e kafesë në të gjithë botën.
7. 2,5 Lojra Olimpike
Lojrat Olimpike të mbajtura në Pekin, Kinë në 2008-n kushtuan rreth $40 milardë, dhe kushtuan më shumë se të gjithë lojrat e tjera olimpike. Facebook vlen më shumë se 2,5 nga këto lojra olimpike.
8. I gjithë pastrimi i Urraganit Katrina në SHBA, dhe më shumë…
Pastrimi i një nga urraganët më të mëdhenj në histori, Urragani Katrina i 2005-s, kushoi rreth 81 miliardë USD. Dhe tërmeti Kobe i 1995-s në Japoni kushtoi rreth 100 miliardë USD. Facebook ka një vlerë më të madhe se të dyja këto katastrofa.
9. Lufta e Gjirit
Facebook ka një vlerë më të madhe se e gjithë kostoja e Luftës së Gjirit.
10. 50 Nëndetëse Navale
Një nëndetëse të Marinës së SHBA-së kushton $2 miliardë për t’u ndërtuar. Facebook ka një vlerë më të madhe se 50 nga këto.

Lexo te plote tek ...
 
Top